Kolegji Zgjedhor do të nisë nesër shqyrtimin e ankimimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit. E para që do të kalojë në filtrin e organit më të lartë të shqyrtimit të çështjeve zgjedhore është Gjirokastra.
PD, LSI dhe Kandidati i pavarur Kreshnik Merxhani, ankimuan vendimin e KAS për këtë qark në Kolegj, pasi sipas tyre zgjedhjet u shoqëruan me shkelje që çojnë në pavlefshmëri të tyre, ndaj duhet të ripërsëriten.
Ndërkohë po nesër Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të japë vendimet për 3 qarqet e fundit Korçën, Elbasanin dhe Fierin, duke përmbyllur kështu shqyrtimin e të gjitha ankesave që i dorëzuan në tryezë partitë politike.
/b.h