Në katër muajt e parë të vitit, rritja e fitimit të industrive kryesore kineze u përshpejtua, në përputhje me konsolidimin e mëtejshëm të rimëkëmbjes ekonomike të vendit, bëhet e ditur në të dhënat e botuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave, citon “Xinhua”.
Sipas shifrave, kompanitë në sektorin industrial me një xhiro vjetore prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 3.12 milion dollarë) regjistruan një rritje në fitimet e përgjithshme prej 106% në vit në periudhën janar-prill, duke tejkaluar 2.590 miliardë juanë ( 405,9 miliardë dollarë). Kjo shifër, kur krahasohet me katër muajt e parë të vitit 2019, përfaqëson një rritje prej 49.6%.
Sipas sondazheve të Byrosë, norma mesatare e rritjes në dy vitet e fundit ka qëndruar në 22.3%. Përshpejtimi i rritjes së fitimit industrial është për shkak të rritjes së vazhdueshme të kërkesës së tregut dhe kompanitë kryesore në këtë sektor kanë parë një përmirësim që nga fillimi i vitit.