Në operacion u angazhua një numër i madh forcash , përfshirë dhe njësitë specialë të policisë. Gjithshka është ndjekur nga afër nga drejtuesit më të lartë të Policisë.
Sipas burimeve zyrtare, sinjalizimi për sipërfaqe të mbjella me cannabis erdhi fillimisht nga vrojtimi ajror i avionëve special të Guardia di Finanza-s italiane, e cila ka nisur monitorimin që prej mesit të muajit maj.
Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur përveç parcelave të mbjella me fidanë, edhe sera ku kultivohej marijuana, apo dhe mjedise të mbyllura ku rritja e cannabis sativas stimulohej përmes ndriçuesve të fuqishëm.
Në dy vitet e fundit, gjatë 2019-ës dhe 2020-ës, kultivimi i cannabis sativa-s ka patur një tendencë në rritje, pas një tkurrjeje të ndjeshme që u rregjistrua në vitin 2018, kur u shkatërruan pak më shumë se 35 mijë rrënjë, ndërsa sipërfaqja e zbuluar nga vëzhgimi ajror nuk e kalonte 1 hektar. /Voa/