Kandidati për kryetar të partisë demokratike Fatbardh Kadilli i ftuar në Java në Dritare tregoi bisedën e fundit që ka pasur me kreun aktual të PD me të cilin është në garë, Lulzim Bashën.
Zoti Kadilli u shpreh se në komunikimin e fundit para zgjedhjeve të 25 prillit, i ka thënë zotit Basha se nëse PD nuk fiton, do të jetë përballë tij për partinë.
“Biseda e fundit me zotin Basha ishte më 8 mars, ku u caktua lista për deputetë. Patëm një bisedë konkrete dhe e drejtpërdrejtë. U ndamë si dy njerëz që kanë kurajën për t’i thënë të vërtetën njëri-tjetrit. Ia kam bërë të qartë: fito dhe je i lartë me të gjithë ne, nëse humbet do të më kesh përballë”, u shpreh Kadilli./L.F-dritare.net