Grumbullimi i Keidi Bares te Kombëtarja, mund të jetë diçka e mirë për lojtarin dhe Shqipërinë, por nuk ka ndikuar mirë te ish-klubi i tij Malaga.
Sipas mediave spanjolle, gjatë kohës kur Bare kaloi nga Malaga te Espanjoli, në kontratë u përfshinë disa klauzola, për bonuse që klubi i Malagës do të përfitonte, nëse plotësoheshin disa kushte. Një ndër klauzolat ishte edhe një numër i caktuar minutash që lojtari duhet të luante me Espanjolin në La Liga 2.
Sipas llogaritjeve të bëra, Bare duhet të luante ende edhe 21 minuta me Espanjolin, që Malaga të përfitonte 200 mijë euro. Ndeshja e fundit është me Alkorkon, por fieraku nuk mund të luajë në këtë ndeshje. Shkak është bërë ftesa që ka marrë nga trajneri Reja dhe është larguar nga skuadra e tij për t’u grumbulluar me Shqipërinë, duke i hequr nga duart 200 mijë euro Malagas.
PANORAMASPORT.AL