Një 20-vjeçar shqiptar ka dhunuar dhe sulmuar katër efektivë të policisë në Vjenë të Austrisë. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 27 majit, teksa i riu mashtroi efektivët, duke u thënë kishte gjetur një çantë dhe policia do të duhej ta shikonte më nga afër.29
Efektivët dolën të shikonin çantën, dhe në momentin që në rrugë del një prej tyre, shqiptari e qëlloi me grushta. Në ndihmë të efektivit erdhën edhe tre policë të tjerë, por edhe këta të tre shqiptari arriti që t’i grushtonte, shkruan Heute.
Uniformat e shtetit hodhën spraj dhe e ‘qorruan’ të riun shqiptar në mënyrë që t’i vinin prangat. Efektivët e kanë çuar në komisariat shqiptarin dhe më pas kanë shkuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Zyra e shtypit e policisë raportoi se i shqiptari nuk ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës. Vetë i riu, nuk ka dhënë asnjë arsye për dhunën që ushtroi ndaj policëve.
/b.h