Dosja e ish-ministrit të Brendshëm në qeverinë “Rama-1”, Saimir Tahiri pritet që të nisë nga shqyrtimi në Gjykatën e Lartë.
Ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni do të jetë relatori i çështjes Tahiri.
Saimir Tahiri u dënua 3 vite shërbim prove për shpërdorim detyre, por Apeli e riktheu dosjen për rigjykim në shkallën e parë.
Ish-ministri e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë, ku pritet që të nisë gjykimi.
Saimir Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, por gjykata i rrëzoi këto akuza duke e dënuar për shpërdorim detyre, gjë që Tahiri nuk e pranoi duke vijuar betejën ligjore.
/b.h