Barbara Pravi përfaqësoi denjësisht Francën në “Eurovision” me këngën “Voila”. Artistja franceze, në prapaskenë u shfaq shumë e afërt me Anxhela Peristerin, e cila këtë vit na përfaqësoi me këngën “Karma”.
Në një intervistë që ka dhënë në emisionin “Abc e Pasdites”, ajo foli për performancën shpërthyese të Anxhela Peristerit. Ndër të tjera, Barbara veçoi performancën e Gjon’s Tears, për të cilin tha se e kuptonte shumë mirë, sepse kënga ishte në gjuhën franceze.
“Unë e takova Anxhelën gjatë provave. I fola dhe i thashë që më pëlqen shumë performanca e saj, sidomos tek pjesa e tymit që e rrethonte.
Ajo është e çmendur, e çmendur në performancën në skenë. Gjoni para Eurovisionit kishte ardhur në Paris, dhe u takuam në studion time. Më pëlqen shumë ai djalë”, tha Barbara.
/b.h