Pamje të rënda vijnë nga Rusia ku dallohet një luan i cili krejt papritur sulmon trainerin e tij duke shkaktuar panik te stafi dhe dhjetëra spektatorë.
Incidenti u zhvillua në një program cirku në Rusi që gjithashtu po transmetohej drejtpërdrejt në televizionin rus.
Njëri nga dy luanët Vega dhe Santa në skenë sulmoi trajnerin Maxim Orlov dhe filloi ta kafshonte. Menjëherë organizatorët e shfaqjes ndërhynë për të neutralizuar kafshën, duke e goditur atë me shufra metali.
Në mediat sociale, mijëra përdorues iu referuan imazheve tronditëse dhe madje shprehën pakënaqësinë e tyre për dhunën e kryer ndaj kafshës.
Gjithashtu, shumë të tjerë theksuan se normalisht këta luanë nuk duhet të jenë në cirk, por në natyrë. Kjo është, aty ku i takon.
Ekipi i Cirkut njoftoi se ata tashmë kanë filluar negociatat me një kopsht zoologjik, që të shkëmbejnë luanin me një më të ri, në mënyrë që kafsha e sulmuar të mos e përsërisë atë në të ardhmen, në shfaqje të tjera, raporton noa.al.
Vihet re se gjithçka ndodhi para syve të dhjetëra njerëzve që kishin shkuar për të parë shfaqjen. Një grua shtatzënë pësoi një krizë nga tronditja.
Orlov përfundoi në spital për ndërhyrje mjekësore. Ai tha nga spitali: “Kjo që më ndodhi është diçka shumë e rrallë. Por kafshët mbeten kafshë”.
Shikoni videon më poshtë me atë që ndodhi tek Ural Travelling Circus: