Boksieri i padiskutueshëm dhe i pamposhtur skocez Josh Taylor, kampion bote në peshën “welter” (kategoritë WBA, WBC, IBF, WBO, The Ring”) ka bërë me dije se pak ditë pas duelit të fituar ndaj amerikanit Jose Ramirez ka humbur të gjithë gjerdanët.
Më 22 maj, ai i mbante titujt në krahë pas triumfit ndaj Ramirez, por sot ato gjerdanë janë dikur në Dallas të Amerikës, ndërsa vetë boksieri në Skoci. Sipas Taylor, kompania “United Airlines” ka ngatërruar valixhet, duke humbur gjerdanët.
Pasi mbërriti në Britaninë e Madhe, boksieri kuptoi se titujt nuk kishin “fluturuar” bashkë me të dhe ka bërë thirrje që dikush t’ia rikthejë ato. “Nuk e di se ku kanë përfunduar, mendoj se janë ende në Dallas. I fitova me gjak, mezi pres t’i kem sërish pranë”, tha Taylor.
/a.r