Avokati Spartak Ngjela tha në emisionin “Real Story”, në News24, se ish-kryeministri Sali Berisha nuk është i detyruar ta dorëzojë mandatin e deputetit, edhe pse DASH e ka shpallur “non grata”.
Ngjela deklaroi se moralisht nuk duhet ta mbajë mandatin, por sipas tij, nuk jemi përpara një vrasjeje, ndonëse hetimit nuk do t’i shmanget dot.
“Nuk mund të hyj në këtë çështje, sepse nuk është një çështje që do të flasim fiton apo nuk fiton Sali Berisha kandidat në Tiranë, pasi kjo është një gjë normale. Këtu flitet a del a nuk del nga padia penale dhe a e kap ligji i dekriminalizimit. Ne do t’i qëndrojmë vullnetit të tij. Derisa nuk e skarton ligji, është vullnet i tij. Morali nuk është aksiomë juridike, ligji vjen nga morali, por jo çdo gjë e moralshme shprehet në ligj. Nuk më takon mua të flas në momentet e akuzës dhe të kësaj gjendjeje të rëndë individuale për një gjë që nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Unë mund të them që moralisht nuk mund të lejohet. Nuk jemi përpara një vrasjeje. Ama hetimi nuk shmanget, unë i uroj të arrijë pafajësinë. Por unë them që në çdo vend ku nuk hyn matematika, fjala është e fuqishme”, tha Ngjela.
g.kosovari