Analisti Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se e priste vendimin non grata të SHBA për Sali Berishën.
Ngjela thotë se kjo është rruga që do të ecet tashmë, nëpërmjet denoncimeve drejt krimit dhe më pas në gjykimin e tyre.
Ai thotë se ka të dhëna që provat tashmë kanë ardhur nga SHBA në Shqipëri, dhe nëse kjo është e vërtetë atëhere duhet të nisë procesi penal ndaj berishës.
Për më tepër ai thotë se avokati i Berishës nuk e ka vënë ‘’ujin në zjarr’’, dhe se duhet parë nëse Gjykata franceze është kompetente për këtë çështje apo jo. Sipas Ngjelës, padinë Berisha duhet ta kishte bërë në Gjykatë amerikane pasi është akt i dalë nga Uashingtoni.
‘’Janë dy palë, është edhe kryeministri, edhe unë. Duhet, unë jam x, duhet të të ketë dhe rrëfimin e x. Shumë vështirë. Pse? A shpëton x po e pranoi? Ai mund të ketë provat me përgjime, po s’janë prova gjyqësore. Nuk i pranon asnjë Gjykatë nëse përgjimet s’janë me autorizim nga Gjykata, me leje nga Prokuroria.
Nuk e di nëse ambasada ka prova të tilla. Përgjithësisht është krim shumë i vështirë për tu hetuar, janë disa persona që fshihen, janë pronat. Dhe ligji thotë, më provo që pronat. Edhe Kushtetuta e re, edhe ligjet anti-korrupsion, si Vettingu i gjyqtarëve. Ju kërkua të më jepni burimin financiar të pronave tuaja. Që Kushtetuta dhe ligjet organike.
Kësaj nuk i shpëton askush. A i kanë investiguar pronat? Po gjyqtarëve nuk ja investiguan këta, është deklarimi i pasurisë që e kanë bërë nga korrupsioni A në B. Dhe e kanë menduar garanci. Ishte sistemi i drejtësisë i kontrolluar, edhe ai që kërkonte burimin e të ardhurave. Çfarë doli? Gjyqtari thotë ma dha gjyshja, e saktë. Tjetri thoshte xhaxhai Amerikë, xhaxhai hamall aty. Nuk i kishte investiguar institucioni kryesor. Këta tani do fillojë hetimi i tyre nga deklarimi i pasurisë. Dakord jemi? Nëse nuk e justifikojnë pasurinë. Edhe nga të dhënat e tjera, atëhere do të sekuestrohen dhe më pas në proces gjyqësor drejt konfiskimit. Kjo ësthë ana më e rëndësishme. Më tha njëri mua, Llalla dy vjet. Korrupsioni aq ka si dënim penal. Nëse ke krim të organizuar është problem tjetër, aty do ndalemi. Ka shenja ka. Ligji thotë, nuk thotë vetëm këta, edhe ky korrupsioni thotë dhe krimi i organizuar është ligji.
Nëse këta do reflektojnë në një situatë të krimit të organizuar është tjetër gjë, nuk është e vështirë për t’u hetuar.
E prisja vendimin ndaj Berishës se ashtu do ishte rruga. Kjo është rruga që do dalë një institucion ndërkombëtar, qoftë dhe administrativ e jo gjyqësor. Për x do japë indicien për krimin. Ky quhet denoncim. Për një çështje. Pa këtë nuk fillon procesi penal. Vijmë tek kjo, non grata nuk ngeli vetëm si non grata. Kishte dhe një denoncim, deri atje sa thoshte i takon organeve gjyqësore shqiptare. Mund të dalë i pafajshëm. Teksti ishte shumë i rëndë.
Kam të dhëna që i kanë sjellë provat. I kanë dërguar provat. Nëse kanë sjellë provat, duhet të nisë procesi penal. Nuk është ndonjë gjë e madhe. 60% e kryeministrave të perëndimit kalojnë nga padia penale. Dalin të pafajshëm, edhe Shiraku. Edhe ai që bashkoi Gjermaninë. 60% e kryeministrave e kalojnë këtë. Është në interesin tënd të shkosh në proces gjyqësor. Kryeministri i filan vendit mund të jetë shumë i ndershëm, gjithë populli flet për korrupsion. Rruga e tij është që të fitojë pafajësinë në një pushtet gjyqësor, por jo të t ijin.
Ai ka bërë një padi penale, por avokati nuk e ka utilizuar. Nuk e ka vënë ujin në zjarr. Duhet ta çojë para një Gjykate. Po studioj thotë. Pasi ta çojë do shohim nëse Gjykata është kompetente. Pyetja është a është Berisha nënshtetas francez, pse e çoi në Gjykatë franceze? S’është ndërkombëtare ajo. Janë dy gjyqtarë dhe pesë të zgjedhur nga populli, Gjykata.
Vijmë tek çështja, Berisha nuk është nënshtetas francez, po as Blinken. Ku e gjen Gjykata franceze të gjykojnë Blinkenin? Është figurë e dytë ose e tretë e SHBA. Ai tani është figurë e dytë politike ai mbas Presidentit.
Në Tiranë kishte të drejtë, por donte personalitet. Saliu nuk njeh jurisprudencën, jurisprudenca është doktrinë. Je subjekt i të drejtës franceze apo jo, këtë tregomë. Ku ishte vendi ku duhet të bënte ky padinë? Në Uashington. Është akt administrativ. Do e çosh në Gjykatë amerikane. A e fiton dot atje? Nuk ka nevojë, e mbron avokati. I jep prokurë e merr fund loja. Kjo është pikëpyetje. Pse nuk vajti atje. ‘’- tha Ngjela.