Një 74-vjeçar i quajtur Gazi, me origjinë nga Devolli, vite më parë ai kishte kryer një vrasje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën kishte bërë 48 vite burg.
74-vjeçari rrëfeu të gjithë në studio, teksa bëri dhe apel për kushte më të mira jetese. Ai tha se kishte marrë në shtëpi një prostitutë, të cilën më pas e kishte vrarë.
“Në ’66 u arratisa nga Shqipëria me shokun tim. Kam qenë 18 vjeç. Në Amerikë punoja si kuzhinier, pjatalarës, gjëra kështu nëpër restorante. Më vonë u ngatërruam me një prostitutë, unë e mora në shtëpinë time. Unë nuk kisha ndonjë lidhje me të, por u ngatërrova kot me atë. E mora në shtëpi edhe më tha që donte ta paguaja. Unë i thashë që nuk kam para për të paguar se unë isha i martuar, kisha gruan time. Gruaja ishte në Kanada te familja e saj kur ndodhi kjo ngjarje. Nuk e mora për të kryer marrëdhënie, e mora ta ndihmoja. Ajo ishte prostitutë, më zuri për gryke. Më kërcënoi. Unë si përfundim e vrava me pistoletë, të cilën e kisha marrë për vetëmbrojtje. Dënimi ishte aq i lartë, sepse unë bashkë me atë shokun tim e premë në copa këtë gruan e vdekur, se nuk kishim si ta nxirrnim jashtë nga dhoma. Kishim frikë të njoftonim policinë. Jo vetëm që e masakruam dhe e fshehëm, por e lamë jashtë dhe e futëm në këto qeset që përdoren për të hequr plehrat. Vrasjen e zbuloi pronari i apartamentit. Ai raportoi në polici. E pranova krimin. Fillimisht u dënova me burgim të përjetshëm, por bëra 48 vite burg. Nuk ka pasur ditë që s’jam penduar. Më mirë ta kisha lënë të më vriste, se sa të vrisja atë”, tregoi ai për Shqipëria Live.
Gazi shtoi se miku i tij nuk ishte dënuar. “Miku im nuk u dënua se unë thashë që ai nuk ishte aty atë mbrëmje kur ndodhi krimi”, tha 74-vjeçari.
/b.h