Publikohen pamjet e plagosjes me armë të 33-vjeçarit Iljaz Ismaili pak ditë më parë në fshatin Poshnje të Beratit.
Ai është konfliktuar me 5 persona në një lokal dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.
Për këtë ngjarje u lanë në burg Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj ndërsa 3 të tjerët u liruan.
Të arrestuarit nuk e kanë pranuar akuzën, por prokuroria nxorri pamjet si provën më të rëndësishme të saj në gjykatë. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën në spital. Ai sapo ishte kthyer nga Anglia.
/a.r