Reperi dhe sipërmarrësi miliarder, Kaney Ëest duket sikur ka hedhur pas krahëve dhimbjen nga divorci pas shtatë viteve martesë me yllin Kim Kardashian.
Sipas një faqe që merret me lajmet rreth personazheve të famshëm, “Doux Moi” reperi po përflitet se ka nisur një romancë të re me modelen e njohur Irina Shayk. Ndërsa një burim tjetër konfirmoi këtë pretendim duke thënë se ata janë në fazat e para të njohjes.
Thashethemet kanë rënë në vësh edhe të Kim-it e cila sipas disa burimeve pranë saj nuk është as e mërzitur dhe as e shqetësuar” nga thashethemet që ish Kanye Ëest po shoqërohet me supermodelen Irina Shayk.
Por Kaney West dhe Irina Shayk nuk janë emra të panjohur për njëri-tjetrin pasi në vitin 2010, ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij me titull ‘Poëer’. Në klip, modelja kishte një veshje ari transparente ndërsa gjunjëzohet përkrah Kanye.
Ajo gjithashtu sfiloi për koleksionin e modës Kanye’s Fall/Ëinter në Javën e Modës në Paris në 2012. Muajin e kaluar, Irina veshi një bluzë tribute prej 200 dollarësh të DMX që Kanye ideoi me shtëpinë e modës Balenciaga.
Ish-ccifti Kardashian-West kanë zbuluar se ndarja erdhi nga diferencat e papajtueshme mes tyre, fansat janë të sigurt se përkeqësimi i shëndetit mendor të reperit ndikoi shumë në këtë vendim. Ndërkohë, Irina është një nënë beqare e një vajze, të cilën e ndan me aktorin Bradley Cooper.
Mendohet që Kim Kardashian, në këtë pikë të raportit është duke frekuentuar me një komentator të BCC-së, autor dhe avokat amerikan të lajmeve, Van Jones.