Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka nisur rinumërimin për 108 kutitë e qarkut të Durrësit, kërkesë e bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Brenda sallës në KAS janë ngritur 8 grupe rinumërimi.
“Është vendosur që të administrohen 108 QV. Është ngritur infrastruktura e nevojshme me 8 tavolina numërimi. Kanë ardhur edhe vëzhguesit e tre subjekteve politike, PS, PD dhe LSI. Numërimi do të bëhet nga personat e autorizuar, ju si vëzhgues keni të drejte të ankimoni.”, u shpreh relatori Koli Bele.
Përfaqësuesi i LSI-së, juristi Altin Kaziaj, tha se “totali i qendrave të votimit është 108 kuti. Subjekti politik PS ka një numër prej rreth 204 votash më tepër se rezultati i pasqyruar në tabelën përmbledhëse të qarkut të Durrësit. LSI, të paktën nga pamjet e këqyra nga ana jonë, që japin dhe indicie të mjaftueshme, ka një dizavantazh të vogël, rreth 136 vota”.
g.kosovari