Një grup oficerësh të krimeve të rëndë, kanë shkuar në bashkinë e Shkodrës, nga ku rezulton se kanë marrë pamjet filmike të kamerave të kësaj bashkie.
Grupi i oficerëve mësohet se ka shkuar në bashki, në datën 13 maj 2021, vetëm një ditë pasi, Ibrahim Lici, ishte paraqitur në ambjentet e bashkisë, duke aplikuar për një pasaportë të re.
Lici, prej 17 Prillit, kishte dalë nga kërkimi policor dhe me sa duket ka ndjerë nevojën e një pasaporte të re.
/b.h