Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një mbledhje në KQZ ku u komunikuan disa vendime që lidhen me vakancat dhe zgjedhjet e 25 prillit.
KQZ vendosi që sipas Kodit Zgjedhor t’ia kalojë mandatin e të ndjerit Bashkim Fino në qarkun e Fierit kandidates Gentiana Cakrani.
PS arriti të siguronte 10 mandate në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 25 qershorit, por duke qenë se pjesë e listës ishte edhe kandidati i ndjerë Fino, mandatin e merr kandidatja e renditur e 11-ta në listën e kësaj force politike.
Ndërkaq, KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshëmrinë si deputet të Gledis Çelikut pas dorëheqjes nga kreu i PSD-së i Tom Dosh-it.
Ndonëse Çeliku ishte kandidati që sipas radhës do të duhej të merrte mandatin në Shkodër, mosparaqitja e formularit të dekriminalizimit e ka penalizuar. Kundër vendimeve të lartpërmendura ka tre ditë kohë për ankimim në KAS.
g.kosovari