Ka marrë fund arratisja e shefit të Ndrangheta-s, Roço Morabito. Mediat e huaja bëjnë me dije se pas 27 vitesh arratisje është vënë në pranga Morabito.
Arrestimi i tij është bërë në veri të Brazilit nga një operacion i përbashkët nga karabinierët e ROS dhe Shërbimi Ndërkombëtar Policor, me bashkëpunimin e DEA, FBI dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA.
Shefi i Ndrangheta-s ishte në kërkim që nga viti 1994, ai ishte dënuar në Itali me 30 vite burg për trafik droge. Morabito ishte në listën e 10 të arratisurve të ministrisë së Brendshme italiani, i dyti më i kërkuar pas Matteo Messina Denaro.
Ndërkohë ai ishte arrestuar në vitin 2017 në Uruguaj, pas 23 vitesh në arrati, por dy vite më vonë arriti që të arratisej nga burgu i Montevideo ku po priste ekstradimin në Itali.
Roço Morabito u arrestua në një hotel në Joao Pessoa, kryeqyteti i shtetit të Paraiba, së bashku me dy të huaj të tjerë, sipas ministrit brazilian të Drejtësisë, Anderson Torres.
g.kosovari