Një zyrë e OSHEE është grabitur në Tiranë. Mësohet se pre e grabitjes ka rënë zyra e OSHEE në Laprakë dhe autorë janë tre të rinj.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Klan News, të rinjtë janë të maskuar dhe futen nga dera kryesore.
Pasi bëjnë një kontroll ata shihet teksa dalin sërish, por nuk dihet nëse kanë vjedhur para.
Kjo nuk është hera e parë që në zyrë e OSHEE bie pre e grabitje. Pak javë më parë një person vodhi një sasi parash tek zyra e OSHEE pranë Pazarit të ri.
/a.r