Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Prezë të Tiranës. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit me iniciale N.S.
Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.
Tiranë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në Prezë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit N.S, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
g.kosovari