Familja e një 61-vjeçari me inicialet Gj.D., ka rënë pre e një grabitjeje gjatë natës së kaluar. Ngjarja e rëndë mësohet të jetë regjistruar në fshatin Spitan të Lezhës. Paraprakisht raportohet se persona të paidentfikuar janë futur për të grabitur në banesën e 61-vjeçarit.
Por, grabitësit kanë dhunuar dhe të gjithë anëtarët e familjes. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur këtë grabitje.
Anëtarët e familjes që u dhunua pritet të merren në pyetje për të mësuar detaje mbi grabitësit, në mënyrë që të arrihet në identifikimin dhe prangosjen e tyre.
g.kosovari