RENEA ka mundur të arrestojë shtetasin Seit Manhasa, i cili akuzohet se ka keqtrajtuar një person.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Manahasa e ka kqtrajtuar personin dhe e ka mbajtur të mbyllur në ambientet e biznesit të tij.
Menhasa nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi për disa javë ai u mbajt në qeli si i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Emiliano Ramazanit, por kjo akuzë ra.
Nuk janë të qartë shkaqet apo rrethanat e kësaj ngjarje, si dhe policia, nuk e ka bërë të ditur identitetin e personit të dhunuar.
Paraprakisht bëhet me dije, se i dhunuari është një shtetas me banim në kryeqytet. Gjithashtu, nuk bëhet e ditur koha kur ka ndodhur ngjarja. Raportohet se operacioni është zhvilluar pas kallëzimit të bërë nga personi i dhunuar.