Historia shokuese e përdhunimit dhe abuzimit seksual në mënyrë të përsëritur përmes shantazhit të një 15 vjeçareje nga Mirdita ka tronditur jo pak shoqërinë shqiptare.
Për periudhën janar – maj 2021, minorenia është dhunuar seksualisht, psikologjikisht dhe shantazhuar në mënyrë të vazhdueshme nga 5 burra, i fundit një djalë vetëm 17 vjeç sa herë që ata kërkonin dhe si monedhë këmbimi përdornin shantazhin e ‘videos së turpshme”.
Nga dëshmia që vajza ka dhënë në policinë e Lezhës, në prani të psikologes dhe prindërve të saj dhe që Ora News ka arritur të sigurojë, zbulohet se një herë takimi me në prej abuzuesve është bërë në orën e pushimit të gjatë në shkollë. Tre herë kanë shkuar ta marrin vajzën nga shkolla me makinë.
Ngacmimet tek dera e shkollës
E gjitha nisi kur Artan Kaçorri fillimisht kishte nisur ta ngacmonte me fjalë vajzën e ndiqte vazhdimisht jashtë ambjenteve të shkollës. Më pas kishin filluar të takoheshin. I kishte dhënë si dhuratë një aparat telefoni celular së bashku me një kartë SIM të rimbushur të cilën e kishte regjistruar në telefonin e tij.
Largimi nga shkolla
“…Në daljen e parë, Artani më mori nga shkolla në makinën e tij…ishte një makinë e bardhë… I kishte thënë të ulej në sediljen e pasme, pasi ishte e vogël në moshë dhe mund ti hapeshin probleme “ tregon në dëshminë e saj në policinë e Lezhës, në prani të nënës, babait dhe një psikologeje
“Gracka”
Vajza dhe Artan Kaçorri kanë vijuar të flasin në telefon. Abuzimi i dytë ka ndodhur një ditë tjetër kur prindërit ishin larguar nga banesa.
Nën presion ai ka kyer sërish marrëdhëie seksuale me të.
Gjatë bisedave telefonike që vajza mbante me 31 vjeçarin ky i fundit i ka folur dhe për shokët e tij, më së shumti për Nik Lleshin që e mitura e identifikonte si Nik Marku.
Një ditë rreth fundit të muajit Mars dhe fillimisht të muajit Prill, Nik Marku e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar se nëse nuk pranonte ai do i tregonte të gjithëve se kush ishte.. dhe se kishte një video të saj dhe do ta publikonte duke ia treguar të gjithëve.
Vajza tregon se takimi është bërë gjatë pushimit të madh në shkollë.
“Unë nuk e dija për çfarë video bëhej fjalë, por kam dyshuar dhe kisha frikë se Artani më ka bërë ndonjë video. E kam takuar Nikën, gjatë pushimit të madh në shkollë.Ai kishte ardhur jashtë shkollës me makinë dhe më ka marrë…..” ka dëshmuar vajza
Vajza thotë se tre herë kanë qenë rastet e abuzimit seksual nga Nik Lleshi.
“Vetëm frika e publikimit të ndonjë video intime, më ka çuar në këto takime. Gjatë kohës që më ngacmonte Nika, Artani më pyeste vazhdimisht se si po ecin punët më Nikën….”-ka treguar vajza e mitur.
Gracka II
Të njëjtën taktikë të shantazhimit dhe kërcënimit me video kanë përdorur edhe të arrestuarit e tjetër Albert Molla dhe Ermal Tarazhi për abuzimin seksual me vajzën e mitur.
“ Ermali, më ka marrë jashtë shkollës me makinë dhe kemi shkuar në fshatin …… Aty më ka shantazhuar me videon intime dhe pa dëshirën time dhe nga frika jam detyruar të kryer marrëdhënie seksuale.”
E gjendur në grackë dhe e tronditur psikologjikisht vajza është bërë viktimë e këtij abuzimi sa herë që ata kërkonin.
Personi i fundit i cili ka nisur të abuzonte seksualisht me të miturën, nën kërcënimin e videos ka qenë nipi i Artan Kaçorrit 17 vjeçari A.Gj.
Në mes të muajit maj, vajza e ka kuptuar se kishte rënë në një grackë që nuk mund të dilte më dhe ka vendosur tia tregonte nënës së saj.
Me këtë histori është njohur dhe babai i vajzës, të cilët pasditen e 17 Majit 2021 janë paraqitur në ambjentet e komisariatit të Rrëshenit duke depozituar kallëzim penal për Artan Kaçorrin, Albert Molla, Ermal Tarazhin, Nike Lleshin dhe Adrijan Gjinkolaj, të cilët më pas janë arrestuar nga policia e Lezhës.
“Preja”
Dëshmia që vajza minorene ka dhënë në prokurori hedh dritë mbi faktin sesa lehtë një fëmijë mund të bëhet “pre” e abuzimit seksual pikërisht në ambientet që mendohen më të sigurta, si ajo afër shtëpisë dhe shkollës.
Si nuk e pa askush?
Vajza është bërë pre e një abuzimi seksual për gati 4 muaj për të cilën natyrshëm lindin pyetje që kërkojnë përgjigje:
Si është e mundur që asnjë mësues, as roje, as psikolog nuk e kanë parë vajzën, nxënëse e shkollës 9 vjeçare të takohej me një burrë madhor në orën e pushimit të gjatë në shkollë? Të vinin re një sjellje ndryshe të të miturës?
Si nuk i pa askush makinat që drejtoheshin nga burra madhorë dhe që vinin e merrnin vajzën nga shkolla?
/b.h