Gazetari Alfred Peza ka reaguar pas mesazhit të Ilir Metës për shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.
‘Ja kënaqe shpirtin Doktorit o President, se i kujtove kohët e florinjta kur bënte fletërrufetë e vërteta, ku e dërmonte rëndë imperializmin amerikan’, shkruan Peza ndër të tjera teksa Meta e ka cilësuar fletërrufe të porositur nga Tirana shpalljen ‘non grata’ të Berishës.
Statusi i plotë:
Ja kënaqe shpirtin Doktorit o President, se i kujtove kohët e florinjta kur bënte fletërrufetë e vërteta, ku e dërmonte rëndë imperializmin amerikan.
E mban mend besoj, kur thonin: Edhe me një dhëmb po të mbetet në gojë, ai do të jetë sërisht i rrezikshëm!
Ndaj komunistët nuk dorëzohen, sepse duhen edhe 30 vjet të tjera, për ta bërë Shqipërinë fanar ndriçues buzë Adriatikut!
/b.h