Një person është plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta në fshatin Poshnje të Beratit. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin me iniciale I.I, , i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen, ndërkohë që ka rrethuar zonën.
Berat/Informacion paraprak
Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fshatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ b.h