Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier i akuzuar për Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Bëhet me dije se është arrestuar Viktor Selmanaj, banues në Patos, i cili, së bashku edhe me 4 persona të tjerë më 17 gusht të 2020 në afërsi të stadiumit në Patos, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë Klaudjo Sulajn dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të plagosur.
Selmanaj u shpall në kërkim, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, vendosi për të masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, ku vijojnë të jenë në kërkim 4 personat e tjerë.
g.kosovari