Ish-Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka njoftuar sot se do të ngre një padi për shpifje kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ai tha se padia do të ngrihet në Francë, në një shtet neutral dhe tha se sipas avokatit të tij Sekretari Blinken nuk mund të ketë mbrojtje për shkak të detyrës së tij.
I pyetur për heshtjen e Ilir Metës pas shpalljes së familjes Berisha ‘non grata’ nga SHBA, Berisha tha se kjo është krejt nomrale.
Ai i akuzoi Shtetet e Bashkuara se provat për vendimin ndaj tij janë montuar në Tiranë.
Berisha tha se vendimi i DASH ka qenë i papritur për të dhe ka kërkuar që të publikohen prova kundër tij. Ish-kryeministri u justifikuar se shpallja e tij non-grata lidhet me kundërshtimin që ai i ka bërë ndarjes së Kosovës.
/a.r
Do padis DASH in Saliu ! Hajde humor hajde.USA ka prova qe te akyzon.Po mure ha lejm kohes