Vendimi i DASH që shpall non grata ish kryeministrin Sali Berisha sipas historianit Pëllumb Xhufi është fillmi I një big beng-u të mirëpritur.
I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Xhufi tha se gjithsecili pavarsisht pozicionimit politik e ka ndjerë se duhet ndryshim dhe fillim i ri dhe ky vendim I DASH siç shprehet ai është rasti që gjërat të ndryshojnë.
“Mendoj se jemi në një big beng të mirëpritur. Gjithsecili pavarë sisht pozicionimit politik e ka ndjerë se duhet ndryshim dhe fillim i ri, mua më duket se ky është rasti që gjërat do ndryshojnë.
Nuk jam dakort që është ndërhyrje e vonë e DASH, ata kanë drejtuar vazhdimisht thirrje në këto 30 vjet për shkelje të demokracisë. Ne e kemi të tepruar këtë që presim nga të tjerët.
E kemi pasur në dorë të ndryshonim qeveritë, presidentët apo deputetët me të cilët bëjmë gallatë. Ka një arsye të madhe për të bërë një bilanc.
Jo të gjithë dalin të larë nga kjo histori 30-vjeçare. Ka një pjesë që ka bërë oponencë lidhur me shkeljet e demokracisë në këto 30 vite.
Por ka disa gazetarë që duke shkelur me dy këmbët mbi gazetarinë kanë bërë lojërat e tyre personale. Kjo është të personalizish rolin publik.
Do ishte mirë që në shqiptarët ti kishim rregulluar punët tona vetë, ndërkombëtarët kanë thënë vazhdimisht që janë me ne.
Ne nuk kemi shfrytëzuar hapësirat demokratike për të ndryshuar qeveritë. Ka shumë vite që themi po dëgjojmë të keqen më të vogël”, tha Xhufi.
g.kosovari