Ibsen Elezi, i cili është pjesë e grupit “Për PD” kundërshtar i Lulzim Bashës tha se minimi i demokracisë është një akuzë e rëndë, ndërsa shtoi se ka bindjen se Berisha vetë nuk ka për të shkuar në Kuvend në shtator për të pranuar mandatin e deputetit pasi do të japë dorëheqjen dhe do të përballet me akuzat.
Sa për deklaratën e Bashës, Elezi tha se është amorfe si vetë ai, por që e shikon si distancim nga Berisha dhe qëndrimi në krah të SHBA-së.
“Që ka qenë njeri i rëndësishëm dhe kemi pasur respekt po , por s’mund ta quajmë idhull dhe ikonë. Ajo që më bën përshtypje është pse pritet 8 vite për të bërë këtë punë se këtu flitet për korrupsionin para 8 vitesh. Minimi i demokracisë është e rëndë si akuzë, pasi korrupsioni janë të gjithë në shtresën elitë të politikanëve. Unë nuk besoj se është trondit Berisha se ai nuk trondite me kaq, por këto të tjerët që do vijnë më pas do kenë tronditjen më të madhe. Kjo deklaratë është trajtë amorfe si vetë Basha. Për mua deklarata e Bashës është distancim nga Berisha, unë kështu e lexoj. Ky nuk ka sjellje lideri. Basha duhet t’i dilte në mbrojte Berishës dhe më pas të hapte rrugë dhe të ikte nga partia me dinjitet. Për mua Sali Berisha nuk shkon në shtator në Kuvend se e bën për shkak të staturës së vetë dhe i del zot vetes. Unë mendoj se Berisha jep dorëheqjen dhe përballet”, tha Elezi.
g.kosovari