Artan Fuga ka dhënë mendimin e tij për vendimin e SHBA për shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.
Fuga tha në emisionin “Top Talk” tha se drejtësia shqiptare duhet të reagojë për këtë rast, por edhe për figurat e tjera të politikës shqiptare që janë ndaluar të shkelin në territorin amerikan.
Sipas tij, çdo gjë duhet të përkthehet në planin juridik për të dhënë detaje në lidhje me këtë vendim të shtetit amerikan për ish presidentin dhe ish kryeministrin e Shqipërisë.
Fuga: Unë nuk kam veçse disa minuta që jam njohur me vendimin dhe kërkon një lloj reflektimi, por e para gjë që unë mendova është se shpallja e padëshirueshëm për të hyrë në SHBA e Berishës është një akt që i takon sovranisht autoriteteve amerikane dhe nga kjo pikëpamje gjithsesi jemi brenda të drejtës sovrane.
Nga ana tjetër, unë mendoj që sekretari amerikan i shtetit ka provat e veta, ka argumentat e veta duke menduar se jemi në një demokraci të madhe me pushtete gjyqësore të pavarura dhe mendoj që është i bazuar në argumentat që ata i kanë. Kjo është gjëja e parë. Gjëja e dytë është një element, i cili dhe nga pikëpamja simbolike e politike ka impakt të madh.
Dyrnjaja: Çfarë impakti do të prodhojë fakti që SHBA e cilësojnë “non grata” Berishën, njërin më të rëndësishëm në politikë që ka luajtur gurët mbi dhe nën tryezë.
Fuga: E kam të vështirë të jap arsyetime, por mendoj që është në ngarkim edhe në një lloj detyrimi i vetë të interesuarit, Berisha për të dhënë shpjegimet lidhur me këtë masë që është shoqëruar dhe me një konstatim dhe vlerësim të tipit që lidhet me korrupsionin.
Unë mendoj që organet e drejtësisë në Shqipërisë si në këtë rast dhe të tjera sepse janë bërë disa personazhe politike që kanë këtë qëndrim në raport me mundësinë e tyre për të shkelur territorin amerikan dhe janë ndaluar. Duhet të shihen nga sistemi i drejtësisë dhe të përkthehet në një analizë në planin juridik të çështjes.
E treta, mendoj që ka një raport simbolik se PD dhe ish kryetari i saj, Berisha ka qenë në gjenezën e ndryshimeve politike dhe demokratike në Shqipëri dhe në njëfarë mënyrë, vendimi i sotëm merr një dimension në raport me këtë simbolikë.