Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur “non grata” Sali Berishën.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka përcjellë njoftimin e sekretarit amerikan të shtetit, Xhafaj thekson se ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur.
“Përshëndes vendimin e drejtë të DASH i cili është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur.
Koha për të bërë drejtësi!
Luftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korruptuarve dhe krimit të organizuar!
Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka zot! Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron!”, nënvizon Xhafaj.
/a.r