Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka vizituar qytein e Durrësit, ku edhe foli për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Pas përfundimit të takimit, në sheshin ku u zhvilluar mbledhja, befas nisi vallja. E sigurisht që Soreca nuk i rezistoi dot dhe iu dorëzua ritmit të pogonishtes.
“Faleminderit të gjithëve për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Edhe pogonishten e kam mësuar, mendoj se e kam kap ritmin, Ky turne nëpër Shqipëri është një mundësi e shkëlqyer për të takuar qytetarët shqiptarë. Ju e dini që jam ambasadori BE por jam italian, dhe kur vij këtu ndihem si në shtëpi,”- tha ai./ b.h