Fusha e mbetjeve në Sharrë kthehet në Zonë kërkimore Shkencore. Këtë vendim e bëri të ditur dje rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës prof.doc Fatbardh Sallaku.
“Të gjithë biem dakord që mënyra e menaxhimit të mbetjeve është kjo mënyrë e cila ju ofroni nëpërmjet kompanisë suaj”, u shpreh rektori i universitetit prof.dr.Fatbardh Sallaku në fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes dypalëshe.
Ai e konsideroi shumë të rëndësishme këtë marrëveshje midis universitetit dhe shoqërisë për të cilën thekosi se është ndër kompanitë me serioze në fushën e menaxhimit të mbetjve.
“Ne shpresojmë shumë që kjo marrëveshje, të jetë vetëm një nisje e një bashkëpunimi të gjatë me një ndër kompanitë më serioze të fushës së menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri”, tha më tej rektori Sallaku në fjalën e tij.
Marrëveshja midis Universitetit dhe shoqërisë koncesionare “Integrated Energy” që operon në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe që njëkohësisht po menaxhon Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në qarkun e Tiranës, u nënshkrua dje në ambientet e Universitetit Bujqësor, duke i hapur rrugën kështu kërkimeve shkencore të studentëve dhe doktorantëve në disa fusha: në fushën e mjedisit, agronomisë, veterinarisë etj.
Ata do të kenë mundësi të bëjnë analiza mjedisore dhe ti publikojnë ato gjerësisht në studimet e tyre. Zona e Trajtimit të Mbetjeve është kthyer në një park me bimësi të larmishme si dhe me kafshë, të cilat janë bioindikatori më i mirë i matjes së cilësisë së jetës dhe mjedisit.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes Administratorja e shoqërisë IEBV znj. Arjola Kodra u shpreh se puna dhe bashkëpunimi nuk do të mbetet vetëm në letër, por do te jete një gjë prekshme nga te gjithë. Në emër të kompansë zonja Kodra premtoi punësim për 3 studentët më të mirë të Universitetit.
Arjola Kodra firmos marreveshjen me prof. Fatbardh Sallakun