Një i ri është vetëflijuar duke varur veten.
Ngjarja e rëndë është raportuuar pak pas mesnatës së kaluar, në zonën e Astirit në Tiranë.
Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 30-vjeçari me inicialet B. A, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Nga veprimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve rezulton se i riu prej kohësh kurohej nga depresioni.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/a.r