Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” ka “zbuluar” zanafillën e çmendurisë së Ilir Metës, që dy vite të shkuara, e cila vijon pa ndalur dhe sot.
Përmes një videoje në rrjetin social që paraqet Metën nën shoqërinë e një qeni, e postuar nga samiti i Brdo-Brijunit në Slloveni dy vite më parë, Baze ironizon sjelljen e Presidentit, teksa thotë se pikërisht këtu nisin mesazhet e tij mistike.
“Sot është dy vjetori i Samitit Brdo-Brijunit që shënon dhe fillimin e mesazheve mistike të Ilir Metës. Që atëhere nuk ka ndalur. Sot na përshëndeti me Vjosa Osmanin nga i njëjti Samit”, shkruan Baze në rrjetin social.
/a.r