Ibsen Elezi i prerë: Basha shpejtoi ditën e zgjedhjeve. Fushatë për 17 ditë? Thuajse e pamundur!

Nazarko

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se klasa politike drejtuese e PD-së është larg interesave të anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Elezi theksoi se Basha shpejtoi ditën e zgjedhjeve brenda partisë, duke shtuar se të bësh fushatë për 17 ditë është thuajse një mision i pamundur.

“Ndodhi një situatë absurde. Ndërsa ne kërkuam garë të ndershme, kërkuam afat kohor, kërkuam konkurrencë të ndershme, donim atë proces zgjedhor që çon deri tek dita e votimit. Basha tha në fillim se nuk kemi kohë që të merremi me zgjedhje, por do merremi me vjedhje zgjedhje. Procesin zgjedhor e bëri Basha 17 ditë. Të bësh fushatë për 17 ditë në të gjitha bashkitë është e pamundur. Nuk ka data fikse, shqetësuese është periudha e shkurtër, të lë pak kohë si kandidat. Drejtimi i PD është i kapur.

Drejtuesit e PD nuk reagojnë për situatën, edhe pse gjendja është e rëndë. Reagimi duhet të ishte i madh, anëtarësia reagon, por drejtuesit jo. Ne duam që në fushatë të fitojë ideja dhe jo individi. Linjën si do zhvillohen ngjarjet e ka përcaktuar Basha. Anëtarësia shprehet se Rama po qeveris në mënyrë skandaloze dhe prapë fiton. Basha ka gënjyer anëtarësinë në mënyrë të vazhdueshme, me aksionet politike të dështuara. Kur ti dështon në çdo iniciativë, i bie që ndoshta e bën me kast, që të humbë”, deklaroi Elezi.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com