Komisioni Hetimor u mblodh sërish këtë të hënë ku kësaj here mori në shqyrtim materialet e dërguara nga AMA në lidhje me pretendimet për shkeljet e Presidentit Ilir Meta. Kronikat televizive nisin me përplasjen e Metës me punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës në selinë e FRD-së. Më pas, vijuan me deklaratat e Presidentit Meta në emisione të ndryshme televizive para zgjedhjeve.
“Ta dijë mirë kushdo nga ata që ke nxjerrë atje ti, një votë u prek do të pritet dora dhe kjo nuk është në kuptimin figurativ”, ka thënë në një ndër to Meta.
Ndër provat që u paraqitën në komision ishin dhe deklaratat e Metës në një emision për ambasadoren Yuri Kim. Ndërkohë në mbledhjen e sotme do të marrë detyrën eksperti ligjor i komisionit, Artan Spahiu. Në mbledhjen e kaluar, deputetët vunë në diskutim gjendjen psikologjike të Metës, megjithatë për anëtarët e komisionit ky nuk është objekt i hetimit.
Të martën (18 Maj) është caktuar mbledhja e radhës ku Presidenti Ilir Meta është ftuar në një seancë dëgjimore.
Mazhoranca kërkon shkarkimin e Presidentit pasi pretendon se ka shkelur Kushtetutën me thirrjet para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 Prillit. Sipas socialistëve, Meta ka mbajtur anë në një kohë kur përfaqëson unitetin e kombit si dhe ka shkaktuar ndasi politiko-sociale me deklaratat e tij.
/a.r
ilir nuk iken na presindenti .Keta hane lojra kriva shkrova Ilir Meta eshte Hugo cavos ish presindenti venesuel ai mund te mbrohet princi ose pergjthmone per te iku jo
ilir meta jo vetem qe duhet fut ne burg, po mundsisht ne birruc pa te drejt ajrosjeje