Të paktën 55 sulme ajrore janë kryer gjatë natës në Rripin e Gazës nga Izraeli, bëjnë me dije dëshmitarët dhe gazetarët në terren.
Si pasojë e sulmeve 42 palestinezë kanë mbetur të vrarë.
Objektiva të sulmit kanë qenë disa baza ushtarake dhe të sigurisë në territorin palestinez , por edhe disa zona në lindje të Gazës.
Gazetari i AP në Gaza, Fares Akram tha shpërthimet tronditën qytetin për gati 10 minuta.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë 200 të vrarë, mes tyre 58 fëmijë dhe 33 gra. Izraeli raporton për 13 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1,225 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.
Lufta e përshkallëzuar nuk është ndalur që prej orëve të para të mëngjesit të së premtes, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do të vazhdojë të përgjigjet me forcë ndaj sulmeve me raketa ndaj Gazës.
Si nisi lufta? Përplasjet që po mbajnë botën pezull që prej të hënës…
1.Tri raketa u hodhën nga Libani drejt Izraelit Verior dhe sipas IDF, (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit), asnjë grup nuk mori përgjegjësinë.
2. Ushtria izraelite goditi në Gaza disa ndërtesa që sipas qeverisë përdoreshin nga militantët dhe inteligjenca.
3.Kundërpërgjigjia erdhi nga Hamas, që qëlloi me raketa Izraelin nga rripi i Gazës. Pas këtij momenti dhuna shpërtheu mes grupeve palestineze dhe izraelite brenda Izraelit.
4.Udhëtimet ndërkombëtare janë mbyllur, përfshirë edhe aeroportin kryesor atë në Tel-Aviv.
5.Janë 200 të vrarë në Gaza që sipas Izraelit ishin militantë.
g.kosovari