Pas vendimit të Kryesisë për vendosjen e 13 qershorit si datën që do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, ka shpërthyer në akuza.
Ai u shpreh se nuk mund të zhvillohet një garë e ndershme për vetëm 17 ditë, pasi kandidatët për kryetarë kanë shumë pak kohë ëpr të bërë fushatë në të 61 degët e PD në Shqipëri.
Sipas tij, Basha i ka të gjithë ushtarë dhe servilë të tij, ndërsa shtoi se Basha hoqi mundësinë për debat duke zgjedhur datën më të afërt për zgjedhjet.
“Si mund të ketë garë për 17 ditë? S’ka kohë fare për fushatë, si mund të shkosh në 61 degë të PD për dy javë? Basha i ka ushtarë të tij, i ka servilë. Kësaj i thonë t’i vësh kyçin partisë. Lulzim Basha hoqi mundësinë për debat me zgjedhjen e datës më të afërt për zgjedhje”, tha Kulluri.
/a.r