Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ishte i ftuar në emisionin “Java në RTSH” për të folur në lidhje me ‘sfidën¨të cilën i ka hapur Lulzim Bashës.
Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Kadilli u pyet se cfarë do të thotë të shpallësh një garë e cila nuk duket ende gjëkundi.
Kadilli u shpreh se ai është i vetëdijshëm për garën që ka shpallur dhe tha se PD ka nevojë për një projekt të ri të cilin ai e disponon.
“Shpallja e kandidaturës nga ana ime erdhi në të njejtin moment me kërkesën për t’u larguar kryetari aktual. Ai konsumoi 8 vite në drejtimin e partise, dy gara për parlamentin dhe dy elektorale dhe të katërta të dështuara. Unë kam kërkuar kryesisë të mblidhet e të caktojë një kryetar dhe aty kam shpallur kandidaturën. Pra kisha vetëdijen e plotë dhe qartësinë e duhur. PD ka nevojë për një projekt të ri dhe unë jam mbartës i një projekti”, – u shpreh Kadilli në emisionin “Java në RTSH”.