Prokuroria në Paris njoftoi sot se dy persona janë arrestuar në lidhje me sulmet terroriste në këtë qytet, që kanë ngjarë në muajin janar. Mësohet se dy personat dyshohen se e kanë ndihmuar për t’u furnizuar me armë sulmuesin në supermarket, gjatë muajit janar.
Një burrë dhe një grua u arrestuan sot në veri të Francës, gati një vit pas sulmeve në revistën Charlie Hebdo dhe në një supermarket, ku humbën jetën 17 persona. Sulmuesi i dyqanit, Amedy Coulibaly, kishte vrarë katër persona brenda supermarketit dhe një police jashtë tij para, se të vritej nga policia gjatë një shkëmbim zjarri. Prokuroria e konfirmoi se njëri nga të arrestuarit është Claude Hermant dhe partnerja e tij.