Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 85-vjeçare një nga boksierët më të mirë shqiptar, Ahmet Golemi. Lajmin e bëri të ditur i biri përmes rrjeteve sociale.
Ai është shpallur 5 herë kampion i peshës së tij në vendin tonë. Golemi do mbahet mend gjatë për kontributin e dhënë në në boks derisa regjimi i asaj kohe e ndaloi si sport, por edhe për dënimin e paprecedentë të bërë në kohën e komunizmit për agjitacion dhe propagandë.
Ahmet Golemi ishte nga ata që u ndëshkua dhe u burgos ndër të tjera, sepse festoi një nga fitoret legjendare të Cassius Clay, atë kundër George Foreman në 1974, në Kinshasa të Kongos. Ai u ndëshkua me burg edhe sepse bleu një tortë 250 lekëshe për të festuar këtë fitore.
Në vitin 1979 ai u dënua me 5 vite në burg. Pas viteve 90′ ai kujtohet për komentimin e ndeshjeve të boksit dhe zërin e tij kumbues, duke qenë padyshim komentatori më i mirë i boksit në vend merituar çmimin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti.
g.kosovari