Gazetarja e Al Jazeera, Youmna Al Sayed ka mbetur e shokuar ndërsa po raportonte drejtpërdrejt nga një çati në Gaza kur një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë 14-katëshe përballë saj.
Në video, Youmna Al Sayed po raportonte në mes të shpërthimeve të forta, para se të vraponte jashtë kamerës për tu siguruar.
Menjëherë pas zhurmës, kolegu i saj në studio e pyeti nëse kishte dëgjuar predha dhe ajo bërtiti, “Oh, Zot. Po, po, po, unë duhet të zbres,më shumë raketa po vijnë ”, tha ajo dhe iku.
Ndërsa dëgjohen goditje të mëtejshme, një hije tymi mund të shihet mbi lagje, para se kamera të kthehet për të treguar tym që shpërthen nga ndërtesa.
“Shkatërrimi është masiv,” thotë ajo.
Dhuna shpërtheu për herë të parë javën e kaluar pasi adhuruesit u mblodhën në xhaminë al-Aqsa, një vend i shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, u takuan me një prani të rëndë policie.
Një ndërtesë në Gaza u shemb gjatë një raporti të drejtpërdrejtë të TV BBC pasi u godit nga një sulm izraelit. Reporteri i BBC Arab, Adnan Elbursh dhe ekipi i tij vazhduan transmetimin, pa dijeni se çfarë do të ndodhte.
Luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë vijojnë të përshkallëzohen. Deri më tani 137 palestinezë kanë humbur jetën në Gaza.
g.kosovari