Nga Artur Ajazi
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “në mandatin e tretë të qeverisë do të hiqet dorë nga ndërhyrjet politike për nëpunësit, administrata do të pastrohet nga ato që janë turpi i shteti dhe do të ketë konkurencë sipas meritës”. Sipas kryeministrit “PS do të fuqizohet nga akademi politike të rangut europian për lidership që dua të marrin nesër përgjegjësi për këtë qeveri, ndaj të jemi të gjithë së bashku me qartësi që siç kemi bërë me policët me mësuesit, duke hequr dorë nga ndërhyrjet politike nëpunësin e tyre duhet bërë me gjithë administratën në territor”.
Mandati i tretë qeverisës i socialistëve, duket se do të nisë një rrugë e re konkurrimi për çdo njeri të shkolluar që ka dëshirë të marrë pjesë në administratë, duke u bazuar tek aftësia dhe merita dhe jo sipas lidhjeve me ministra dhe deputetë zonalë. Kryeministri ka nxitur ekipin e tij me thirrjen “të gjithë të pedalojmë në të njëjtin drejtim dhe që askush të mos pengojë, por vetëm të kontribuojë me vullnet të mirë që administrata të çlirohet nga kthetrat e politikës”. Dhe në fakt pastrimi i administratës shtetërore, mbetet më shumë se nevojë e ngutshme, dhe askush tjetër nuk mund ta bëjë atë veç kryeministrit Rama. Në fakt deri sot, gjërat kanë funksionuar sipas një rutine të zakonshme, duke “rehatuar” miqtë dhe të njohurit e ministrave dhe deputetëve në administratë,duke marrë mbi vehte një “faturë” fiktive nga opinioni publik. Mjafton të futesh në zyrat e shtetit, dhe të bindesh sa probleme të mprehta janë akumuluar, sa sorrollatje të kota u behen qytetarëve nga dembelët dhe propotentët që janë punësuar me “mik” deri sot.
Edi Rama ka paralajmëruar se “reforma në administratë për ta pastruar atë, nga ata që janë turpi i këtij shteti e turpi ynë në marrëdhëniet me qytetarët, duhet të na bashkojë, në këtë sforco duke hequr dorë nga ndërhyrjet politike, kjo është domosdoshmëri e panegociueshme”. Mandati i tretë qeverisës i Edi Ramës, do të jetë një rrugë e re mundësish të barabarta e konkurrence në bazë të meritës dhe jo ndërhyrjeve politike. Lum ai që e ka kuptuar këtë. Nuk mund të vazhdohet të mbahen në administratën e shtetit, “të ngjallurit” me para dhe pushtet, duke mos bërë detyrën dhe duke mos i shërbyer qytetarit. Nuk mund të mbahen më në administratë, ata që kanë ardhur nga pazaret e zyrave dhe kafeneve, për ti zhvatur shtetit rroga të majme dhe torturuar qytetarin për një firmë, vulë apo sqarim. Nuk mund të mbahen më në administratën e shtetit, ata që nuk kanë diplomimin dhe formimin e duhur arsimor, pse thjesht janë miq të ministrit apo deputetit, apo dhe kryetarit të degës lokale të PS.
Nuk mund të mbahen më në administratë, ata që edhe pse janë punësuar me “mik”, nuk kanë punuar 1 ditë të vetme për Partinë Socialiste, dhe që kanë bërë fushatë të hapur pro-opozitës, duke kompleksuar dhe kompromentuar postin, institucionin dhe imazhin e zyrtarit të shtetit. Vendimi i kryeministrit Rama për pastrimin e administratës, mbetet një “Urra” e madhe, që ka nisur të ketë miratimin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve.Institucionet e shtetit, duhet të kenë fytyrë europianiste, nga ku nënpunësi dhe drejtuesi, duhet të shihen si shërbëtorët dhe zbatuesit e ligjit, dhe jo si përfituesit prej tij, duke parë hallexhiun nga xhepi. Pastrimi i administratës, (pas formatimit të qeverisë së re) mbetet një prej pritshmërive më të ngutshme nga ana e qytetarëve, të cilët shohin tek Edi Rama garantuesin e zbatimit të ligjit në raport me zhvillimet e të ardhmes së vendit.
Nise nga drwjtoret e vegjel dhe ata te tjeret mbi te vegjlit z Rama
Jane bere te pasur duke zhvatur para dhe duke mos bere 1 lek pune
Duke u mbrojtur pas emrave te deputeteve dhe ministrave
Hiqni direkt ato qe ka fut LSI se ashtu keni bere gjysmen e punes.