Pamjet e sotme nga Kosova ku shiheshin të moshuarit që zvarriteshin për të shkuar për të bërë vaksinën, ka ngjallur reagime të forta nga qytetarët, politika dhe media në Kosovë, por edhe nga gazetarë në Shqipëri, ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Por, krahas tyre edhe rrjetet sociale kanë reaguar ashpër ndaj atyre pamjeve e mungese organizimi. Në një meme që po qarkullon në rrjetet sociale tregohen pamjet dhe numrat e vaksinimeve në Shqipëri dhe Kosovë.
Kujtojmë që më herët Albin Kurti ka refuzuar vaksinat nga Shqipëria, e cila ka arritur në 700 mijë vaksinime, ndërkohë që Kosova sapo ka filluar të vaksinojë. Por mesa duket, me shumë sesa po vaksinon, po infekton./ b.h