Bashkia e Vlorës ka nisur sot një aksion për prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje të cilat ishin bërë shkak për përmbytjen e disa banesave, gjatë reshjeve të fundit.
Një muaj nga përmbytjet në qytetin e Vlorës, të cilat sollën jo pak dëme bashkia e qytetit bregdetar nisi punën për hapjen e kanaleve të cilat prej vitesh ishin te bllokuara si dhe te zëna nga ndërimet pa leje.
Mjetet e bashkisë se Vlorës kanë vijuar punën për hapjen e kanaleve në zonën e kodrave të qytetit, aty ku kalon dhe kanali i ujrave të larta.
Në këtë kanal i cili kishte me shume se 30 vite pa pastruar, bashkia e Vlorës ka prishur dhe disa objekte të cilat ishin ndërtuar mbi këtë kanal, gjë që ka sjellë dhe përmbytjet në Vlorë.
Kreu i bashkisë së Vlorës Dritan Leli është shprehur se përveç pastrimit dhe prishjes së objekteve pa leje e me leje mbi këto zona, po pastrohen dhe rezervuaret ujëmbledhës.