Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta mbizotërojnë motin në territorin shqiptar gjatë orëve të para të ditës duke sjellë shira afatshkurtër në zonat veriore dhe qëndrore ndersa jugu vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.
Por pasditja dhe mbrëmja ri-kthejnë kthjellimet, situatë e cila mbetet deri mëngjesin pas-ardhës.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 24°C.
Era do fryjë mesatare dhe hera herës e fortë me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Masat ajrore të paqëndrueshme do të kushtëzojnë në territorin e Kosovës vranësira të shpeshta, të cilat në zona të izoluara do të sjellin dhe shira të pakët pas mesditës. Mbrëmja sjell largim të vranësirave nga Republika e Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë deri në mesditë, kur vranësirat pësojnë zhvillim në zonat veriore duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar.
g.kosovari