Bledar Birçaj u vra në Vlorë dy ditë më parë në lagjen “Hajro Çakëri” në një atentat të mirëorganizuar.
Vikitma po udhëtonte me makinën e tij kur u qëllua me kallashnikov nga dy persona të maskuar që i dolën në rrugë. Birçaj ndërroi jetë menjëherë. Sikurse është raportuar edhe më herët, Birçaj ka qenë pronar i një restoranti në Vlorë.
Por gazetari Jul Kasapi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka zbuluar të tjera detaje të panjohura për viktimën Bledar Birçaj.
Sipas tij, viktima ka punuar si drejtor banke para disa vitesh dhe filiali i asaj banke kishte rënë pre e grabitjes. Pas atij momenti, Birçaj u pushua nga puna.
“E dini ju që Bledar Birçaj ka qenë drejtor banke? Banka është vjedhur dhe viktima është pushuar nga puna. Personi tjetër është një analist kredie. Edhe kjo histori është një çështje drge. Se si ka mundësi që një agjent i antodrogës është në makinën e ….”, u shpreh gazetari Kasapi duke iu referuar vrasjes në mes të Vlorës, kur në makinën e Birçajt në momentin e atentatit ndodhej edhe një agjent krimesh./ b.h