Epidemia ka ndikuar si në formën ashtu edhe në përmbajtjen e Forumit të 6- të EUSAIR duke mbledhur në mënyrë hibride një numër të madh pjesëmarrësish, një ngjarje që gjithashtu shënon marrjen nga Sllovenia të Presidencës së Bashkimin Europian. Në fokus të kësaj ngjarje janë: rimëkëmbja dhe qëndrueshmria rajonale, lidhshmëria e korridoreve të gjelbra dhe rritja blu, si dhe çështja e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Strategjia e BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian ka bashkuar katër shtete anëtare të BE-së (Greqi, Kroaci, Itali dhe Slloveni) dhe pesë vende kandidate (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia). Në forumin e këtij viti u nënshkrua dhe Deklarata e Izolas përmes së cilës u miratua pjesëmarrja e shtetit të dhjetë anëtar në kuadër të kësaj Strategjie, Republikës së San Marinos.
Ministrat e nëntë vendeve ose përfaqësuesit e tyre diskutuan pas dyerve të mbyllura çështjet më aktuale dhe të rëndësishme për rajonin, duke përfshirë përgjigjen ndaj epidemisë dhe ambiciet për integrim më të shpejtë të vendeve kandidatëve nga rajoni i
Ballkanit Perëndimor në BE. Ata miratuan Deklaratën e Izolas, e cila shënon dhe përfundimin e Presidencës njëvjeçare të Sllovenisë në EUSAIR.
Gjatë takimit, Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë, Dr. Anže Logar u shpreh: “Vetëm duke qenë të lidhur dhe të përgjegjshëm ndaj mjedisit mund të kontribuojmë në zhvillimin dhe rimëkëmbjen e gjelbër dhe të zgjuar të Bashkimit Europian. Kjo vlen edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë rol të barasvlefshëm në kuadër të kësaj Strategjie, e cila përbën dhe një kontribut të rëndësishëm në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian.”
Në video mesazhin e tij, Ministri slloven përgjegjës për zhvillimin dhe politikën e kohezionit të BE-së, Zvone Černač, theksoi rëndësinë e dialogut midis vendeve dhe institucioneve duke nënvizuar rolin që ka EUSAIR Facility Point, si një »projekti strategjik që siguron mbështetje të vazhdueshme në procesin tonë të përbashkët ”.
Diskutime më të hollësishme do të zhvillohen duke mbuluar katër fushat tematike (ndërlidhja e rajonit që fokusohet tek transporti dhe lidhja energjetike, rritja blu, cilësia e mjedisit dhe turizmi i qendrueshëm). Në konferencën për shtyp, Komisioneri Europian për
Reformën dhe Kohezionin, portugezi Elisa Ferreira, theksoi se pas pandemisë “ne nuk duhet të rindërtojmë atë që ka qenë, por ta bëjmë më mirë. Kjo do jetë e mundur vetëm nëse mendojmë strategjikisht, duke ndarë detet dhe të ardhmen e përbashkët.”
Sekretarja e Shtetit për zhvillimin dhe politikën e kohezionit të BE-së, Monika Kirbiš Rojs, nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së projektit të zhvillimit rajonal në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.
Toni frymëzues i tryezës së rrumbullakët ministrore u sigurua nga folës të ftuar, bashkë- marrësi i Çmimit Nobel për Paqe dhe një nga ekspertët më në zë slloven në fushën e ndryshimeve klimatike, Dr. Lučka Kajfež Bogataj dhe Ambasadori i Marrëveshjes së Klimës së BE-së, gazetari i të përditshmes Delo, Boštjan Videmšek.
Forumi i gjashtë EUSAIR, bashkoi pothuajse 1.000 pjesëmarrës përmes një platforme speciale ndërvepruese, preku temën e ekonomisë rrethore që në ditën e parë përmes një diskutim të pasur, ndërsa në ditën e dytë u ndanë çmimet e ekselencës për përfaqësuesit e shoqërisë civile të cilët kanë bërë punë të dalluar në promovimin e idesë së strategjisë rajonale të BE-së (Sllovenia është anëtare aktive në tre nga gjithsej katër strategji, krahas asaj Adriatiko-Joniane gjithashtu Alpine dhe të Danubit).
Ceremonia e ndarjes së çmimeve përmbyll garën për idetë më të mira sipërmarrëse midis studentëve të shkollave të mesme dhe universitare nga rajoni (Young POPRI).
Në mbyllje të Forumit të 6-të EUSAIR, Sllovenia ja dorëzoi Presidencën në mënyrë simbolike Shqipërisë. Me këtë rast, Ministria Shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë praktikën e mirë të Sllovenisë duke u përqendruar tek të rinjtë.